Politikë

Tjetër vulosje e 25 prillit, Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Votimi, i qetë! Identifikimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor

21 Qershor 2021, 20:05| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 22:21

  • Share

Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e tyre, kanë vlerësuar se zgjedhjet e 25 prillit janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

Në raportin e  reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës thuhet se korniza ligjore e zgjedhjeve përbën një bazë të përshtatshme për zhvillimin demokratik të zgjedhjeve.

"Ndryshimet e fundit në kornizën ligjore ofruan masa mbrojtëse shtesë dhe bazoheshin në një hapësirë të gjerë konsensusi politik; ndërsa një numër rekomandimesh të Komisionit të Venecias ODIHR u adresuan tek reforma, disa rekomandime mbeten të pazbatuara", thuhet në raport.

Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës theksojnë se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se kjo administratë në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara.

"Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent. Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor", thuhet në raport.

Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësimin në lidhje me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës.

"Një numër hetimesh u hapën për këtë, Prandaj, delegacioni i Asamblesë pret që autoritetet përkatëse shqiptare të marrin masat e duhura nga hetimet dhe të informohen për rezultatet në kohën e duhur" shkruhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu raporti nënvizon se liria themelore e tubimit ishte respektuar gjatë zgjedhjeve,  subjektet elektorale mund të bënin fushata të lira, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19. Sipas tyre, ato çfarë nuk u respektuan nuk kishin të bënin me procesin.

“Masat parandaluese COVID-19 nuk ishin zbatuar mirë, dhe distancimi shoqëror jo gjithmonë i respektuar. Sekreti i votës u respektua. Mbipopullimi përfaqësonte një problem në disa qendra votimi të vizituara nga ekipet e PACE.

(Kliko këtu per Raportin e reporterëve të asablesë parlamentare të këshillit të Europes)

Ora 20:09
Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Bushati: Shqipëria notë pozitive për 25 prillin

Kryetari i Partsë Socialsite për Tiranën, Ervin Bushati ka vlerësuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Shqipëria ka marrë notë pozitive nga KE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Bushati shkruan se raporti i ka cilësuar  zgjedhjet e 25 prillit paqësore, të lira, të barabarta dhe në përputhje me standardet.

Ndër të tjera kreu i PS shkruan se sipas raportit votimi ishte i qetë dhe demokratik, KQZ ishte e miërorganizuar dhe transparente si edhe zbatimi i pajisjeve për votimin dhe identifikim elektronik forcuan besimin në procesin zgjedhor.

 “Zgjedhjet e 25 prillit: Notë Pozitive nga Reporterët e KiE! Zhvillim përpara Demokratik në kohën e duhur.

Thirrje për pranimin në bisedimet me EU nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike

Raporti i përbashkët dhe votuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit vlerëson:

1-Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. 

2-Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

3-Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

4-Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

5-Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. 

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

-Paqësore

-Të barabarta

-Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara.

Bashkë krenarë me kolegët Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe Arlind Cacani”, shkruan Bushati.

Ora 18:27
Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Vlerësim pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.

"Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

Raporti i PACE vlerëson se:

 Votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. 

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. 

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

Paqësore

Të barabarta

Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara., shkruan Balla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?