Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet emri i kompanisë së vetme për identifikimin elektronik të zgjedhësve

6 Janar 2021, 12:05| Përditesimi: 6 Janar 2021, 12:29

  • Share

Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.

“Përditësim informacioni lidhur me procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”.

 Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse”, thotë KQZ.

KQZ njoftoi dje se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?