Materiale informuese dhe mjete mbrojtëse anti-COVID

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE i dhuron KQZ-së mjete mbrojtëse nga COVID-19 që do të përdoren

14 Prill 2021, 16:02| Përditesimi: 14 Prill 2021, 16:10

  • Share

OSBE Albania i ka dhuruar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një set me materiale informuese dhe mjete mbrojtëse nga COVID-19, që do të përdoren në QV dhe KZAZ.

Në një postim në Twitter, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thekson se rreth 6.400 postera me rregullat praktike që duhen zbatuar për këtë qëllim, do të vendosen në QV & VNV.

'@OSCEinAlbania i dhuroi KQZ-së një set me materiale informuese & mjete mbrojtëse nga Covid-19 që do të përdoren në QV dhe KZAZ, për zgjedhjet e datës #25prill2021. Rreth 6.400 postera me rregullat praktike që duhen zbatuar për këtë qëllim, do të vendosen në QV & VNV.'- shkruan Celibashi në Twitter.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?