Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit në sy të vëzhguesve europianë, ENEMO: Pas zgjedhjeve do publikojmë raportin

7 Prill 2021, 21:12| Përditesimi: 7 Prill 2021, 21:23

  • Share

Misioni ENEMO u akreditua  Nga KQZ në 29 Mars dhe përbëhet nga një ekip drejtues me qendër në Tiranë, kështu e hapi fjalën e tij shefi i misionit Dr. Gianluca Passarelli

Përfaqësuesit e ENEMO -s  do të vëzhgojnë, vlerësojnë dhe raportojnë mbi gjetjet kryesore në lidhje me monitorimin e procesit të përgjithshëm Misioni do të zhvillojë sa më shumë takime të jetë e mundur me aktorët kryesore të zgjedhjeve, duke përfshirë partitë politike, përfaqësuesit e qeverisë, komisionet zgjedhore, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e mediave, por edhe me përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe bashkësisë ndërkombëtare", tha Passarelli.

Për të monitoruar procesin zgjedhor, ekspertët e ENEMO do të vendosen në disa qendra votimi ditën e zgjedhjeve. Ndërsa, Zëvendës Shefi i Misionit njoftoi se misioni do të qëndrojë në Shqipëri për afro dy muaj.

"Të gjitha raportet dhe konkluzionet e ENEMO që do t'i paraqiten publikut do të bazohen në prova përmes gjetjeve të ekspertit tonë, të cilat do të përqendrohen në të gjitha aspektet thelbësore të procesit zgjedhor. Misioni ynë do të lëshojë një Deklaratë të Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake pas Ditës së Zgjedhjeve, si dhe një raport përfundimtar në fund të misionit duke përfshirë një vlerësim të plotë dhe rekomandime për përmirësime të mundshme ", u shpreh Zëvendës Shefi i Misionit.

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ENEMO në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021 në Shqipëri mbështetet financiarisht nga Europa,  National Endowment for Democracy (NED).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zen: 07/04/2021 21:35

    Nga doli kjo organizate fantazem qe do vezhgoka zgjedhjet. Le te shkoje ti vezhgoje ne Itali. Kush i dha mandat kesaj fantazme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?