Monika Kryemadhi

Zgjedhjet e 25 prillit, LSI dërgon në KQZ kërkesën për t'u regjistruar

9 Shkurt 2021, 16:08| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 16:19

  • Share

LSI ka dërguar sot në mëngjes në KQZ kërkesën për t'u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Një ditë më parë, edhe PD ka depozituar kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë kërkesë PD e ka depozituar pasi ka mbledhur 5 mijë firmat e nevojshme për t'u regjistruar në KQZ.

Njëkohësisht me PD-në kanë në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.

Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre.

Ndërsa 3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike. 

Kujtojmë se afati i fundit për regjistrimin e partive është 14 shkurti.

Komento

Komente

  • kasem dorraci: 09/02/2021 18:53

    Fitore LSI fitoreeeee.Vidh e pidh e kemi pastaj e dim vet ne

    Përgjigju
  • kjo ftyra: 09/02/2021 18:23

    amon per te madhin Zot mos nxirni foto te ketilla te saj.....me mire mos e nxirni fare se na hoqet oreksin

    Përgjigju
  • tosi: 09/02/2021 17:01

    Nje cizmeparticke,gjysem e vdekur nje sekt naziskin sharebajgash, hajdutesh, te divorcuaresh, burgagjinj, kriminele, drogaxhinj, duhet te mos regjistrohet ne zgjedhje se populli shqiptar do ta nxjerre me shqelma nga politika gruan me te urryer te planetit qe ngriti cizmen mbi kryeministrin dhe fitoi urrejtjen e perjeteshme te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?