Politikë

Tre mënyrat si duhet të votoni sot! Celibashi jep këshillat e fundit: Votuesi s’do lejohet të futet në QV me telefon

24 Prill 2021, 11:25| Përditesimi: 25 Prill 2021, 06:31

  • Share

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha këshillat e fundit sesi qytetarët do të votojnë ditën e nesërme.  Në një deklaratë për mediat, Celibashi shpjegoi trë mënyrat e votimit.

 “Në cdo qendër votimit do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku do jenë emrat e partive dhe koalicioneve si dhe numrat që i korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe kandidojnë edhe kandidatë të pavarur me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në një nga tre mënyrat. E para, një votues mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, duke vendosur X ose +. E dyta është ajo që ka të bëjë me votimin edhe për partinë edhe për koalicionin, duke vendosur X ose + përbri logos së partisë, ndërkohë mund të zgjedhë edhe një nga kandidatët e asaj partie ose koalicioni. Mënyra e tretë, votuesi mund të votojë edhe vetëm për një kandidat duke vendosur shenjën X ose +”, tha ai.

Pak orë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e rij, Celibashi u kujtoi votuesve se e nuk duhet marrin celularin me vete.

"Asnjë me celular, nuk do të lejohet që të ketë celular në qendrën e votimit, kushdo që shfaqet me celular, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës. Nuk do i kontrollojë votuesit në mënyrë kategorike, një votues nuk do të lejohet që të futet në QV me telefon. ", tha ai.

Celibashi bëri të ditur se janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore dhe nuk ka pasur asnjë problematikë.

“Ka përfunduar shpërndarja e bazës material zgjedhore në të gjitha KZAZ dhe sot ka filluar shpërndarja për çdo qendër votimi. Nga raportimet e KZAZ deri tani procesi ka shkuar mirë, nuk ka parregullsi për shpërndarjen e bazës zgjedhore, përfshi këtu edhe shpërndarjen e 5199 pajisjeve të identifikimit elektronik”, përfundoi Celibashi.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?