Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Drejt 25 prillit/ PSD e Tom Doshit regjistrohet në KQZ me tjetër kryetar

15 Shkurt 2021, 12:31| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 13:59

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 parti të tjera për zgjedhjet e 25 prillit, mes tyre 3 partitë më të mëdha në vend, PS, PD e LSI, por edhe Partinë Republikane, PBDNJ e Nismën Thurrje.

KQZ vendosi që të regjistrojë zyrtarisht për garën elektorale edhe PSD e Tom Doshit, e cila në dokumentacionin e paraqitur pranë organit të administrimit të zgjedhjeve, figuron me kryetar Engjëll Bejtjan, ndërsa pranoi edhe kërkesën për të garuar më 25 prill edhe Iljaz Shehu si kandidat i pavarur në Lezhë.

Më herët janë regjistruar në KQZ 21 parti dhe 5 kandidatë të pavarur.

Dokumenti i regjistrimit në KQZ të PSD-së

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?