Imzot George Frendo

Kronikë

Zgjedhjet e 25 prillit, Imzot George Frendo apel politikanëve: Mos përdorni fjalor fyes dhe sharës që nuk edukon mbështetësit tuaj

19 Prill 2021, 21:55| Përditesimi: 19 Prill 2021, 21:59

  • Share

Kur jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve në 25 prillit, Imzot George Frendo, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri u ka bërë thirrje politikanëve që të mos përdorin fjalor që nuk edukon mbështetësit.

Imzot George Frendo, thotë se politikanët që përdorin fjalor fyes, sharës, poshtërues nxisin fanatizmin, dhe fanatizmi lind dhunë.

'PËRSËRIS NJË APEL POLITIKANËVE: Ne meshën e Vigjiljes së Pashkëve kam bërë këtë apel: “Na erdhi shumë keq kur lexuam fjalët e disa politikanëve që kanë përdorur një fjalor që nuk nxit respekt për profesionin shumë fisnik të politikanit. U bëj thirrje kandidatëve të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze, pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime të karakterit personal apo familjar.”

Politikanët që përdorin fjalor fyes, sharës, poshtërues nxisin fanatizmin, dhe fanatizmi lind dhunë. Kemi parë këto ditë raste të ndryshme dhune në emrin e politikës. Prandaj bëj përsëri apel politikanëve, veçanërisht liderëve të partive: Mos, ju lutem, perdorni fjalor që nuk edukon mbeshtetësit tuaj për një sjellje më të ndershme, fjalor që shpie tek fataizëm, sepse filizi i fanatizmit është dhuna, dhe dhuna lind dhunë (si thonë në anglisht, violence breeds violence). Mons. George Frendo!'- shkruan Imzot George Frendo

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?