Zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari: Nisma Thurje ka kandidatë të mjaftueshëm për 12 qarqe! Synimi të kemi një grup parlamentar

14 Janar 2021, 22:25| Përditesimi: 14 Janar 2021, 22:31

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se partia Nisma Thurje i ka mbi 140 kandidatë të mjaftueshëm për të garuar në 12 qarqe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu ajo ka shprehur synimin e partisë për të fituar disa mandate dhe për të pasur një grup përfaqësues në Parlament.

“Ne kemi kandidatë të mjaftueshëm për të garuar në 12 qarqe, mbi 140 kandidatura. Do jenë të plotësuara nga ‘Nisma Thurje’. Do kemi kandidatura të forta, të mira, lokale, me reputacion të fortë për atë që kanë bërë. Nuk do kemi figura problematika. Është një pretendim që është modest. Nëse ne arrijmë të kemi një grup deputetësh, të formojmë një grup parlamentar. Do jemi në gjendje të përfaqësojmë sa më shumë qytetarë. Nuk pretendojmë një numër të madh deputetësh. Duam një grup parlamentar të unifikuar. Ambicia jonë është që të plotësojmë të gjitha kandidaturat. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë bashkëpunim normal. Sa i përket listës kemi thënë që përpjekja jonë është të plotësohet nga ‘Nisma Thurje’. Ajo çka duam ne është të jemi besnik në atë që ofrojmë, të mos e shohim këtë mundësi si lloj mekanizmi për të ardhur në pushtet” – tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Kandidimi në Elbasan, Rudina Hajdari në Repolitix: U frymëzova nga im atë! Dua të sfidoj krimin e organizuar! Në zgjedhjet e ardhshme, synojmë disa mandate


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?