Zgjedhjet e 25 prillit/ Endrit Braimllari në Report Tv: 'Rilindja' të përgatitet për opozitë të gjatë, në Berat rrezikon vetëm 1 deputet (VIDEO)

12 Janar 2021, 13:46| Përditesimi: 12 Janar 2021, 13:51

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë për Report Tv i ka 'këshilluar' Partisë Socialiste që të përgatitet për një opozitë të gjatë pasi sipas tij opozita do të ketë një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

"LSI është në rrugën e saj të funksionimit. Ne kemi të rinjtë tanë por dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të luftojnë keqqeverisjen. Votat vijnë nga programi që rikthen shpresën. Fuqizimi i LSI është kapilar në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës ka një rritje spektakolare të LSI-së, po ashtu në Fier, Korçë, Berat ku PS rrezikon të marrë vetëm një deputet etj. Unë e kuptoj shqetësimin e Rilindjes por skemi ç'ti bëjmë. Rilindja të përgatitet për një opozitë të gjatë", tha Braimllari.

Duke folur për mënyrën se si opozita do dalë në zgjedhjet e ardhshme, Braimllari tha se LSI i ka të gjitha kapacitetet që të dalë e vetme.

"Ne po bëjmë të pamundurën për të maksimalizuar  votën pasi beteja jonë është me keqqeverisjen. Në këtë vendimmarrje janë të gjitha partitë. Gjithçka është e hapur por LSI ka kapacitetet e saja të forta për të dalë me një listë të veten.  Ky është një vendim që do të merret në strukturat e LSI-së por edhe një vendim i përgjithshëm i gjithë kampit opozitar pasi ne kemi katër vite bashkë", vijoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI foli edhe për denoncimi që bëri dje në SPAK për përfshirjen e funksionarëve në fushatë elektorale. Ai tha se ka paraqitur 20 raste konkrete.

"Konkretisht janë hasur nga mediat takime, Rama ka qenë në Shijak në një objekt të rindërtimit dhe ka dorëzuar çelësat e një objekti. Po kështu kryetari i bashkisë. Apo edhe deputetë që japin lejet e legalizimit. 20 rastet janë të gjitha konkrete dhe SPAK ka përgjegjësinë për ta hetuar si çështje", tha ndër të tjera në Report Tv, Endrit Braimllari.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 12/01/2021 19:07

    Ky Edhjet Epshurr barkderr brahimkari qe terrorizoi Tiranen per nje vit me bllokimin e trafikut ne unaze sheh endrra me sy hapur. O hunderr i shkofsh prapa Lefter hunderr maliq kokexhufkes se vetem ai monster ju ka ngelur ne Berat. Leshelija shkofte ne te s'emes bashke me Nafije fallxhoren e babaxhikes qe ka dale si llaxore rrugeve duke folur mrroklla

    Përgjigju
  • Ky eshte...: 12/01/2021 16:58

    ....Mutmullar krejt.

    Përgjigju
  • Rimi: 12/01/2021 13:54

    Hahah, ktyre k*rv*ve te lsi po i dridhen gjujte se din qe max qe do marin do jne 1-2 deputet ne nivel republike. Sa per Beratin as qe diskutohet qe do dalin me 0. Kte Lapanjozin se voton as plaka e vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?