Norman Duncan

Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori britanik: Partitë politike të sigurojnë kandidatët të pastër, të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar

25 Shkurt 2021, 15:58| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 16:14

  • Share

Kur mbeten vetëm dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u ka bërë thirrje palëve politike të kenë vëmendje për kandidatët që do të paraqesin në zgjedhje.

Ambasadori britanik Duncan Norman u ka bërë thirrje partive politike që duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.

"Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë."- shkruan Duncan në Twitter.

 

Vetëm pak ditë më parë ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca zhvilluan një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ku në fokus të diskutimit ishte pastërtia e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Për rreth një orë Yuri kim bisedoi me kryekomisionerit Shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, me fokus përgatitjet për 25 prillit, por edhe çështjen e kandidatëve, për të cilën ambasadorja ka kërkuar prerazi nga krerët e partive të tregojnë përgjegjësi. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anglezi: 25/02/2021 18:11

    ky legeni pse nuk i thot shokut te tij likes keto gjera?o kungull anglez ke liken tende qe te ushqen qe esht i pari per tu futur ne burg.cfar kakaris neper tv?

    Përgjigju
  • Shoferi: 25/02/2021 18:04

    akoma del ky te na tregoje se ca behet ik mor fat twat se na lodhe..go back home

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 25/02/2021 17:50

    Ket trungun anglez e mban Likja me sufllaqe.

    Përgjigju
  • YYY: 25/02/2021 17:23

    Pse me duket si aktor humori ky mua?! Ne i njohim hallet tona, po ky cfare halli ka? Te ket ndonje borxh te pashlyer? Vendi i tij historikisht na ka dashur shume, dhe duket zoterise i vjene ne ndihme historia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?