Zgjedhjet e 2025, Alibeaj: Lista e kandidatëve për deputetë, gati brenda majit

15 Prill, 19:56| Përditesimi: 15 Prill, 20:17

  • Share

Lista e kandidatëve të PD për deputetë për zgjedhjet e 2025 do të jetë gati brenda muajit maj. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj në “Studio Live” në Report Tv.

“Ka pasur një vonesë për shkak të votimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesisë. Ne e kishim menduar që ky proces të përfundonte në fund të marsit. Sot që flasim janë dikur te 10 degë të vogla dhe ky ishte shkaku i parë. Procesi i identifikimit të kandidaturave nuk bëhet për një ditë. Ai është proces dhe ka startuar para 31 marsit duke përcaktuar se cilat do jenë pishinat ku do identifikohen kandidaturat për deputetë. Deri në fund të këtij muaji do jetë e përfunduar kjo listë. Në maj do kalohet në lancim të programit. Binomi kandidat dhe program do jetë e përfunduar brenda majit", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?