Zgjedhjet e ‘14 majit’ sjellin ndryshime edhe në Kuvend! Deputetët që do të largohen, kush do i zëvendësojë (EMRAT)

21 Mars 2023, 19:26| Përditesimi: 21 Mars 2023, 20:38

  • Share

6 ligjvënës do të sakrifikojnë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. 2 i përkasin grupit të Partisë Socialiste ndërsa 4 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.

Benet Beci do të ndërmarrë rrezikun e madh për të marrë fitoren në bashkinë e vetme që është në duart e demokratëve, atë të Shkodrës. Me largimin e tij, karrigen në Kuvendin e Shqipërisë do ta zërë Ilir Beqaj, i cili ishte kandidati i 4-t më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe Partia Demokratike, grupimi i Sali Berishës do të bëjë disa ndryshime deputetësh për qarkun e Shkodrës. Zef Hila do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani. Edhe Luçiano Boçi është shprehur se do të kandidojë për bashkinë e Elbasanit ndaj në karrigen e tij do të ulet si deputet Qani Xhafa.

Ndërsa Asllan Dogjani do zërë vendin e Belind Këlliçit që do të garojë për bashkinë e Tiranës nën siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës.

Deri tani dihet vetëm një lëvizje e grupit të Alibeajt, që mund të kandidojë deputetin Ramadan Lika në Malësi të Madhe. Ende mbetet e pakonfirmuar por nëse Lika do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, në Kuvendin e Shqipërisë do të rikthehej Izmira Ulqinaku.

Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Benet Beci - Ilir Beqaj
Besjan Ajazi - Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi - Qani Xhafa
Belind Këlliçi - Asllan Dogjani
Zef Hila - Ludovik Hasani
Ramadan Lika - Izmira Ulqinaku

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?