Foto nga takimi në Akademinë e Sigurisë

Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji

6 Mars 2023, 16:54| Përditesimi: 6 Mars 2023, 17:52

  • Share

Teksa po afron data për zgjedhjet vendore të 14 majit, sot ka nisur cikli i trajnimeve me objekt përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Trajnimet intensive do të realizohen në ambientet e Akademisë së Sigurisë nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe do të konsistojnë në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin.

Trajnimet u iniciuan sot, me pjesëmarrjen e drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, dhe do të shtrihen përgjatë muajit mars, për të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Gjithashtu, falënderoj  Kryetarin e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon dhe certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR.  Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët”, tha Rrumbullaku.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 06/03/2023 17:33

    Qenkan mbledhur te gjithe “ kokat” per tu trajnuar , me perjashtim te nje numri shume te vogel aty te gjithe te tjeret ne ate salle jane per tu arrestuar si trafikante droge dhe gjobaxhinjte e biznesit kudo ne Shqiperi . Keta kane marre gradat dhe kane bere para pa fund duke shtypur dhe debuar kedo te afte qe punonte ne polici .Tani jane si ai kanceri qe i ka zene frymen policise dhe po e vdes .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?