Zgjedhjet e 14 majit, nis lënia e mandateve nga deputetët! 6 lënë karriget e Kuvendit për garën si kryetar Bashkie

23 Mars 2023, 21:05| Përditesimi: 23 Mars 2023, 21:31

  • Share

Teksa kanë zgjedhur të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, deputetët kanë nisur të dorëzojnë mandatet në Kuvend. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit këtë të enjte në seancën plenare...

"Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.

Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve", tha Boçi.

Më herët edhe Belind Këlliçi ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe pse fati i tij për garën në Bashkinë e Tiranës është në udhëkryq. Ai renditet si kandidat i rithemelimit të Sali Berishës që KQZ organi që certifikon zgjedhjet nuk e njeh si subjekt zgjedhor madje e ka përjashtuar edhe nga koalicioni me të cilën tentoi të regjistrohet.

Të tjerë deputetë do të japin dorëzojnë mandatet në ditët në vijim, teksa ditën e hënë do të jetë lista përfundimtare deputetëve që largohen dhe atyre që marrin mandatet. Në radhët e opozitës pritet largimi nga Kuvendit edhe të Zef Hilës në Vaun e Dejës dhe Ramadan Likës. PS pritet në 25 mars zyrtarizojë emrat, por prej tyre pritet të lënë mandatet Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?