Zgjedhjet e 14 majit, Meta: PS po kandidon drejtorë që duhet të jenë në SPAK! Balla: Akuzat e tij dhe Berishës, alibi për humbjen

29 Mars 2023, 18:30| Përditesimi: 29 Mars 2023, 18:44

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë që njëherësh udhëheq edhe koalicionin e kandidatëve të Sali Berishës thotë se PS po kërkon të fitojë këshillat bashkiakë me njerëz që duhet të hetohen. Por këto akuza për Taulant Ballën janë alibi e humbjes.

Me nxjerrjen e formacioneve për kryebashkiakë e këshillat të Bashkive, palët politike kanë nisur akuzat për kandidatët e njëra tjetrës.

Nga Sauku, kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta që udhëheq koalicionin me kandidatët e Sali Berishës tha se PS ka mbushur listat e Këshillave për Tiranën me drejtorë që duhet të ishin në SPAK.

“Është një zëvendës ministre. Romina Kuko. Është anëtare e këshillit të bashkisë aktualisht. Ajo ka përgjegjësi për shpërorimin e 1.4 miliardë eurove. 350 milionë euro është buxheti i një viti për bashkinë e Tiranës. 4 vite 1.4 miliardë euro. Shikoni listën, të gjithë i ka zëvendës ministra dhe drejtorë që janë për në SPAK”-tha Meta.

Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, akuzat e Metës janë alibi për humbjen. Dyert e hapura të SPAK për Ballën nuk janë problem.

"Duhet të jemi të qartë për shprehjen "dyert e SPAK-ut". SPAK u krijua për të pasur dyert e hapura që askush të mos gëzojë një lloj imuniteti 30 vjeçar për të mos u paraqitur në dyert e SPAK. Kjo gjë  ka mbaruar me reformën e 2016-ës. As kryeministri Rama as PS nuk e kontrollon këtë drejtësi. Në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat. Prandaj nuk është fakt negativ, është arritje që të ketë kryebashkiakë apo ministra që shkojnë në dyert e drejtësisë”- u shpreh Balla.

Sipas Ballës, Shqiptarët në 14 Maj do t’i tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 29/03/2023 18:52

    TAULANT DAÇIÇI SHQIPFOLËS,TRADHTARI SHQIPFOLËS PAS EDVIN SHKJAUT SHQIPFOLËS QË JANË PËRBETUAR SE DO E FUSIN SERBORUSIN NË SHQIPËRI DUKE E SHPOPULLUAR SHQIPËRIN…! ZGJOHUNI O SHQIPTARË SE U MORI LUMI, ZGJOHUNI E VOTONI NDRYSHIM DHE RRËZOJENI TRADHTIN PËR TOKE…!

    Përgjigju
    • e drejta: 30/03/2023 09:57

      FORCA EDI RAMA ,JE NUMER 1. ME I MIRI

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?