Ilirjan Celibashi

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ të PD

10 Mars 2023, 22:20| Përditesimi: 10 Mars 2023, 22:41

  • Share

Ndonëse nuk është regjistruar ende si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, KQZ ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ. KQZ pranoi kërkesën e PD zyrtare ndonëse të dy palët brenda selisë blu kanë depozituar listat me anëtarë.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t'u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja.

Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha.

Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë.

Miratimi i KQZ për listën e anëtarëve të KZAZ

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haga: 10/03/2023 23:02

    Medemek Berishen e dhjene be koke dhe e pshurren krejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?