Mjeku Tritan Kalo

Kronikë

‘Zgjedhjet dhe Bajrami kaluan, rastet me COVID-19 nuk u rritën’, Kalo: Koha për rihapjen graduale

26 Maj 2021, 10:55| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:58

  • Share

Mjeku Tritan Kalo shprehet se ka ardhur koha për hapjen graduale të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kalo ka folur lidhur me dy momente të cilat ishin të rrezikshme sa i përket përhapjes së COVID-19, zgjedhjeve e 25 prillit dhe festimi i Bajramit më 13 maj, por megjithatë rastet pozitive nuk u rritën

Ai shprehet se dy faktor që kanë parandaluar rritjen e rasteve pavarësisht 2 momenteve të vështira siç i quajti mjeku, janë kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19.

Megjithëse se situata epidemiologjike duket mjaft e përmirësuar, Kalo i ka vënë theksin kujdesit që duhet të vazhdojnë të bëjnë qytetarët dhe zbatimin e masave anti-COVID.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?