Gazment Bardhi

Zgjedhjet brenda partisë, PD i përgjigjet Ramës: Kandidatët t'i zgjedh krimi, je frikësuar nga procesi demokratik

15 Tetor 2020, 17:32| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 17:34

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nuk kishte ndërmend që të bënte zgjedhje false në partinë e tij.

Bardhi thotë se Rama ndihet i frikësuar për zgjedhjet brenda partisë së tij dhe prandaj është marrë me procedin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Më tej Bardhi thotë se përgjedhjen e kandidatëve në PS, sipas tij e bën në bashkëpunim me krimin.

"Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!" shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 15/10/2020 21:37

    Edhe millosheviqi e cilesonte vehten demokrat,bile edhe si shpetimtar te shqiptareve, e pse tmos e quaje gazmend krimineli vehten njeri,mjer ai shqiptar qe prêt diqka te menqur nga kriminelet, ky edhe sheshelit ja ka kaluar,metode per tu ber njeri ne PD.

    Përgjigju
  • Luli: 15/10/2020 18:54

    Zgjedhjet tuaja jane zgjedhje hajdutesh siç jeni mesuar ju te partise se krimit,dhe vrasjesh o pederast.

    Përgjigju
    • LORA: 15/10/2020 22:02

      Keta shqup-sat kane tri muaj duke bere tender kandidatesh ,,,qe nuk po i sosin. Program politik garues nuk kane,,,jane krejt babale te vetdjegun.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?