Opozita vijon ‘sherrin’, Veliaj: Gati të fitojmë mandatin e 4! Berisha e reduktoi partinë në dritaren ‘Romeo-Zhulieta

13 Janar, 11:54| Përditesimi: 13 Janar, 12:59

  • Share

Teksa opozita vijon dilemën mes Berishës apo Bashës, në Partinë Socialiste në pushtet e kanë të qartë objektivin.

“Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike”

Drejtuesi politik i PS për Tiranën Erion Veliaj, në takimin me strukturat drejtuese të partisë të kryeqytetit, e ironizoi Sali Berishën në arrest shtëpie, duke thënë se e ka reduktuar partinë në një dritare, njëjtë si tragjedia Romeo e Zhuljeta.

“Kush mendon se ne e kemi të fituar betejën e radhës sepse Partia Demokratike është reduktuar në një dritare të Romeo dhe Zhuljetës, e ka gabim. Ne nuk kemi betejë me ta. Ajo është një parti, e cila nisi si një shpresë e madhe në vitet ’90. Deri në vitin 2013 drejtonte Shqipërinë. Deri në vitin 2015 kishte gjithë Tiranën. Deri në 2019 kishte vetëm Bulevardin e Tiranës, që e zaptonte me çadra për protesta. Pas asaj u ngeli vetëm oborri i partisë, ku thereshin me njëri-tjetrin. Pas oborrit të partisë kanë vetëm një rrugicë në Tiranë dhe siç po duket, ajo rrugicë do reduktohet vetëm në një dritare”

Duke hequr një paralele me situatën e opozitës sot, Veliaj kërkoi nga strukturat socialiste muajin e aksionit të rekrutimit dhe hapje të partisë ndaj të rinjve.  

“Nuk ka rëndësi si quhen: LSI, LRI, PD, Partia e Lirisë, Foltorja, Brava - ka mentalitetin se sit ë përzërë njerëzit, duke u reduktuar ‘kokoshi një thelë’, mentaliteti që ka sjellë Edi Rama në këtë parti, në këtë skuadër që qeveris vendin dhe qytetin tonë, është kë të afrojmë, kë të ftojmë në familje. Do të doja ta kthenim këtë muaj në një “gjueti talentesh”

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 13/01/2024 13:59

    Bravo Veliaj. Je më i miri. Fjalë pakë e punë shumë dhe më në fund frytet e punës tuaj: Komisioni Evropian e vendos Tiranën në krye të listës të qyteteve më të këqij për të jetuar. Mqnse ra llafi; ju port'hale kthejeni ndo1herë antenën nga Komisioni Evropian

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?