Zgjedhjet e 14 majit, nis rinumërimi verifikues në 526 kuti! 40 qendra në verifikim nga votimi dhe numërimi elektronik

6 Nëntor 2023, 07:41| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 17:23

  • Share

TIRANË-  Gjashtë grupe numërimi me nga 2 persona do të rinumërojnë qendra votimi të përzgjedhura me short në të gjitha bashkitë e vendit. 

Rinumërimi ka nisur nga KZA-ja nr.1 në Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe do të vijojë deri në Bashkinë e Konispolit, në KZAZ-në nr 92. 

Deri tani janë numëruar 15 kuti votimi dhe ka pasur mos përputhje të vogël, vetëm 8 vota në 2 qendra në Bashkinë e Shkodrës

10% e votës së hedhur në vendoret e 14 majit do të rinumërohet si detyrim që vjen nga Kodi Zgjedhor që shërben për identifikuar gabimet dhe gjetur shkelësit.

Pavarësisht se cilat do të jenë të dhënat nga ri-numërimi në 61 bashkitë e vendit, ai nuk do të reflektohet në rezultatin e zgjedhjeve.

Ky është një ndryshim i viteve të fundit në Kodin Zgjedhor, përmes të cilit KQZ detyrohet që pas zgjedhjeve të rinumërojë 10 % të votave, për të kontrolluar për abuzime. Qëllimi ka qenë që të frenohej vjedhja e votave nga numëruesit, sepse të gjithëve potencialisht mund t’u bjerë shorti të verifikohen pak muaj më pas.

Hera e parë që kjo procedurë u krye, ishte për zgjedhjet e fundit parlamentare. Hapja e kutive tregoi se kishte pasur lëvizje të votave, jo nga një parti tek tjetra, por brenda vetë kandidatëve të së njëjtës parti. Meqë votohej edhe për partinë edhe për deputetin e preferuar nga lista e partisë, numëruesit kishin bërë zhvendosje të orientuara votash, nga një kandidat tek një tjetër, brenda të njëjtës familje politike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?