Zgjedhje të reja në Rrogozhinë, Partia e Lirisë: SPAK të hetojë zyrtarët

17 Qershor 2023, 17:13| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 17:29

  • Share

Partia e Lirisë i kërkon Prokurorisë së Posaçme të vë në hetim zyrtarët e lartë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit në Rrogozhinë. Në këtë bashki ku kandidati i Partisë Socialiste fitoi me 21 vota diferencë përballë rivalit të Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, zgjedhjet e reja pritet të shpallen brenda 4 javësh.

Në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha dukshëm ishte fitues në të gjitha kutitë dhe duhej vetëm kutia e votimit në burgun e Rrogozhinës për të përmbysur rezultatin.  
I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti që nuk ka arsye të heshtë. Tani që ka pavlefshmëri të kutisë së burgut të Rrogozhinës duhet të kishte nisur hetimin për zyrtarët e lartë në këtë manipulim.  

Duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj si sekretar politik, Ulsi Manja, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës. Është e qartë që skema e Rilindjes ka qenë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë duke sjellë në krye kryetare bashkie të papërgjegjshëm, arrogantë, shkelës të ligjit që vënë interesin personal mbi atë të qytetarëve," tha 
nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari 

Më 15 qershor Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit. Vendimi u dhd nga trupa gjykuese e cila shqyrtoi ankimin e kandidatit Shkëlqim Hoxha dhe koalicionit “Berisha-Meta”. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?