Zgjedhje në Universitete pa dalë nga 'Fatkeqësia Natyrore', studenti: Kërkojmë anulimin, letër me 150 firma drejtuar ministrisë

5 Maj 2020, 19:52| Përditesimi: 5 Maj 2020, 20:00

  • Share

Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Universitete edhe pse në një kohë, ku vendi është në fatkeqësi natyrore, Fatjon Biba, student në fakultetin Juridik është shprehur se i kanë dërguar një letër mistrisë së Arsimit.

Ai tha se letra është dërguar me firmën e 150 nxënësve, ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve, pasi është një kohë e papërshtatshme.

"Jo zgjedhje pa studentët se nuk kemi mundësi të ngremë zërin, prandaj ngritëm zërin në rrjetet sociale. Ne kemi ndërmarrë një nismë ku i kemi dërguar një letër ministres së Arsimit me firmën e 150 studentëve ku kërkojmë anulimin e këtyre zgjedhjeve, po ashtu Komisionit Parlamentar për Arsimin, ku i kemi kërkuar seancë dëgjimore për arsimin", ka thënë studenti Fatjon Biba.

Kujtojmë se ministrja Shahini, ka caktuar zgjedhje në Universitete në datën 12 qershor ende pa dalë nga gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”.

Ky vendim shmang studentët që kanë 10% të peshës zgjedhore, e po ashtu mënjanon fushatën dhe garën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?