Zgjedhjet në Serbi, 45.5 % e qytetarëve hodhën votën e tyre! Exit Poll-et nxjerrin fitues Vuçiç me 180 mandate! Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlament

21 Qershor 2020, 21:44| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 22:31

  • Share

Serbia ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet parlamentare, ndërsa ora 20:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit. Këto janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në kushte pandemie, ndërsa sipas mediave vendase pjesëmarrja në votime ka qenë 45.5% për të zgjedhur 250 deputetët që do i përfaqësojnë në Kuvend.

Në këto zgjedhje për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dalë me një listë të përbashkët pas lobimit të Tiranë dhe Prishtinës zyrtare.

Sipas Exit Poll-ve të para partia e presidentit aktual Aleksandër Vuçiç (SNS) ka fituar 63.4 % të votave apo 180 mandate, ndërsa partia SPS e Ivica Daçiç ka marrë 30 mandate. Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës të bashkuara në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare” kanë marrë 4 mandate duke bërë që shqiptarët të përfaqësohen nga 4 deputetë në parlamentin serb.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej 3 % për të hyrë në parlament. Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, në veri të Mitrovicës ku ishin vendosur 22 vendvotime dhe të drejtë vote kanë pasur 95,334 qytetarë.

Zgjedhjet ishin planifikuar për t'u zhvilluar në prill, por për shkak të COVID-19 u shtynë. Favorite për të fituar është partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, prej 8 vitesh në pushtet dhe në vendin e dytë me diferencë shumë të madhe renditet partia e Ivica Daçiç.

Votuesit, si në Serbi  dhe në Kosovë, ishin të detyruar të mbanin maskat dhe të ruanin distancën gjatë procesit të votimit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?