Zgjedhja e Presidentit, PS kërkon thirrjen e Konferencës së Kryetarëve: Më 4 maj të mbahet raundi i parë i votimeve

15 Prill 2022, 11:57| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:45

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar sot një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla kërkon që Konferenca e Kryetarëve të thirret më 29 prill, me rend dite fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit, për të cilën propozojnë datën 4 maj.

Në shkresë thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj, duke qenë që Ilir Metës i përfundon mandati më 24 korrik.

Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 15/04/2022 12:38

    Shyqyr po na iken ky president qe kemi dhe tna vi nje i hajrit

    Përgjigju
  • Ardit: 15/04/2022 12:31

    Vetem te vij nje i hajrit e te iki ky leshkoja qe kemi.

    Përgjigju
  • Taulant: 15/04/2022 12:31

    Shyqyr do iki meta se na hapi barkun. Kam besim qe zgjedhjet e rradhes do jen mw tw mira dhe do zgjedhin personin e duhur

    Përgjigju
  • Xhei: 15/04/2022 12:22

    Mendoj qe ju do beni zgjedhjen e duhur me personin qe ju do vendosni per president????????

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 15/04/2022 12:16

    Le t behet sa me shpejt vec mos te rrij Meta aty n krye

    Përgjigju
  • Gjoni: 15/04/2022 12:15

    Te largohet ky palo president qe kena dhe shpresojm te zgjillet nje person dinjitoz ne ate detyr te larte qe tesh 5 vite vetem president nuk kena pas

    Përgjigju
  • Blend feksi: 15/04/2022 12:15

    Pandi majkooo per president duhet nje figure e paster jo nje ilir i dyte

    Përgjigju
  • redi 10: 15/04/2022 12:15

    kemi besim se do te zgjidhet nje njeri qe eshte vertete i denje per ate post dhe shpresoj shume qe te mos jete i njejte me kete lamAShin qe kemi tashi

    Përgjigju
  • Aleks: 15/04/2022 12:14

    U beft zgjedhja e duhur vetem ky meta te iki njehere e mire se nuk shikohet më ne ate pozicion

    Përgjigju
  • Urim: 15/04/2022 12:14

    Ishalla vjen sa me shpejt ajo dite dhe te shpetojme nga ky palaço presindent qe kemi

    Përgjigju
  • Moza: 15/04/2022 12:09

    Pandeli Majkon duam aman se eshte rob zoti

    Përgjigju
  • albozi: 15/04/2022 12:05

    Presidenti i ri vec mos te kete tiparet e ilir metes , kaq mjafton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?