Ftesa që kryeministri Edi Rama po i bën opozitës për të propozuar emrin e kandidatit për president, është tallje. Kështu tha deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, ku theksoi se Rama do të zgjedhë një noter. Sipas Baçit, nëse kreu i qeverisë kërkon vërtet që të negociojë seriozisht me opozitën, t'i kërkojë 4-5 emra dhe më paa të zgjidhet një nga emrat e propozuara prej tyre.
'Rama e ka presidentin në mendjen e vet dhe e ka të paravendosur nuk ka shans që ti falë presidentin askujt. Në një moment që rreshton gjithë grupin parlamentar dhe u thotë shkruani tre emra. Ua mori ato zarfe të shohë ku i kanë preferencat dhe ti përdorë dhe më pas u thotë se nuk do të jeni pjesë e listës. Ftesa që i bën opozitës është një maskaradë e vërtetë, ai tallet. Nëse do që t'ja japë presidentin të thotë që opozita të prezantojë 4-5 emra dhe më pas ato zgjedhin një. Rama kur arriti të fusë duart tek gjyqësori, Rama do të vendosë një noter. Në proces mund të hysh, nuk jam për bojkot. I thuaj opozitës sill kandidaturat dhe të deklaroj që do të vihet një nga propozimet e opozitës aty. Vetëm në këtë lloj mënyrë respekton opozitën.'- tha Baçi.
Ndërkohë ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, beson se Rama do ta konsiderojë kandidaturën e opozitës për presidentin e vendit.
'Them se Rama mbase e miraton kandidatin. Nuk ka nevojë për noter ai. Një kandidaturë e mirë e opozitës dhe e përkrahur nga Rama nuk do të kishte të keq. Nuk beson opozita sepse të gjithë e konsiderojnë teatër të Ramës. Vëreni në vështirësi Ramës të jetë një emër që ai nuk e kundërshton.'- iu drejtuar Klosi, deputetit demokrat.
Për analistin Pano Soko, presidenti në Shqipëri është 'kukull', pasi nuk ka asnjë fuqi, pas ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008.
M.Q.//ReportTv.al'Sot mbush 14 vjet që presidenti në Shqipëri është kukull. Nuk ka asgjë fare. Dekretet e presidentit rrëzohen me 71 vota, nuk ka fuqi fare ligjore. Thelbi i kompetencës së presidentit. Në 2008 nuk u bë debat, as nuk e mori vesh njeri kur u bënë ndryshimet kushtetuese.'- u shpreh Soko.