Petar Petkoviç

Zgjedhja e kryetarëve të veriut, Petkoviç reagon ashpër: Qeveria e Kosovës po provokon luftë

19 Maj 2023, 15:37| Përditesimi: 19 Maj 2023, 15:39

  • Share

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç e ka quajtur “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut Erden Atiç, duke thënë se me veprimet e tyre Kurti dhe Prishtina duan të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe të provokojnë luftë.

“Simboli i atij pushtimi dhe ajo leckë flamuri i Kosovës që e kanë ekspozuar në ndërtesën komunale të Mitrovicës…nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Do të qëndrojë atje për aq kohë sa vetë pushtimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë”, tha Petkoviç në një konferencë për media pas betimit të Atiç si kryetar i komunës.

Petkoviq në deklaratën e tij tha se është e papranueshme që dikush që ka fituar kaq vota të udhëheqë komunën e Mitrovicës së Veriut.

Petkoviç gjithashtu bëri të ditur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është duke biseduar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për, siç tha, të gjitha pasojat e sjelljes, incidenteve dhe provokimeve të Kurtit, të cilat mund të kthehen në krizën më të madhe deri më tani.

Pak më herët Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve.

 


Lajmi kryesor:

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç i Vetëvendosjes! Ambasadori SHBA: Të mos përdoret forcë gjatë marrjes së detyrës


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?