Gjykata Kushtetuese

Zgjedhja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, uron Yuri kim: ‘Gur më gur’ do ta bëjmë reformën në drejtësi të plotë

21 Shkurt 2023, 17:52| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 17:54

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka uruar Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e drejtueses së re, Holta Zaçaj. Në një mesazh në rrjetet sociale Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua totalisht me anëtarë të rinj. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur...”, ka shkruan në një postim në Twitter.

Holta Zaçaj është zgjedhur dje kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas dështimit të 2 raundeve të para, pasi asnjë prej kandidateve nuk mundi që të marrë shumicën e votave, Zaçaj është zgjedhur në raundin e tretë me 5 vota. Në garë ishte edhe Fiona Papajorgji e cila mori 3 vota dhe Marjana Semini e cila mori 1 votë. Zaçaj ishte gjyqtarja e fundit që u emëruar duke plotësuar kështu me 9 anëtarët e nevojshme këtë Gjykatë, e ndërsa sot u shpall fituese në këtë garë të fortë mes 3 zonjave.

Zaçaj bëhet kështu kryetarja e parë e Gjykatës Kushtetuese të ‘reformuar’ pas implementimit të reformës në drejtësi. Ajo bëhet e para drejtuese e zgjedhur e Kushtetueses që pas largimit prej vettingut të gjyqtarit Bashkim Dedja, postin e të cilit e mbajti pa u zgjedhur Vitore Tusha.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 21/02/2023 20:06

    Mirenjohjen me te madhe per zonjen Yuri Kim per mbeshtetjen qe i ka dhene Shqiperis dhe urime Gjykates Kushtetuese per kryetaren e re!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?