Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD
këmbëngul:Jo pa kaluar Vetingun

9 Dhjetor 2017, 11:01| Përditesimi:

  • Share
Partia Demokratike këmbëngul se nuk mund të zgjidhet prokuror i përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm, pa kaluar më parë testin e Vettingut. Deputeti Oerd Bylykbashi i quan qasjet e mazhorancës paradokse të Edi Ramës me reformën në drejtësi.

“1- Ligji para‎shikon qe Prokurori i Pergjithshem ne detyre e humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Por ama, Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem mund te filloka pune pa bere vetting (sipas Rames dhe korit qe i vjen pas).‎

2- Nje prokuror i thjeshte humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Ama, shefi i tij, Prokurori i Pergjithshem i Perkohs‎hem mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting”-shkruan Bylykbashi në Facebook.‎

Deputeti demokrat argumenton se një njeri që nuk ka kaluar në filtrat e vettingut, nuk mund të vendoset në majën e piramidës së hetimit me shumicë të thjeshtë. “3- Prokurori i Pergjithshem i Perhershem duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse eshte me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri.

Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem i cili sipas Rames zgjidhet pa bere vetting, pra nuk ka garanci per integritetitn e tij, mund tu zgjidhka me vetem 36 votat e Kryeministrit (shumice e thjeshte). Pra e kap dhe fut ne xhep Kryeministri.

Pasi jua lodhen koken me shume se dy vjet me kete vettingun, na doli qe vettingu qenka rrjete per peshq te vegjel. Per te medhenjte nuk beka! Paradokset e sharlatanizmit!”,-përfundon Bylykbashi. Pavarësisht oponencës së opozitës, PS ka hapur garën për kryeprokuror, dhe kandidatët kanë afat të aplikojnë pranë Komisionit të Ligjeve, deri paditen e së martës. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?