Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Diasporën, gazetarja kritikon procesin për Greqinë: S’pati transparencë! Zv.ministrja: Propozimet u bënë nga komuniteti shqiptar

12 Janar, 18:56| Përditesimi: 12 Janar, 19:30

  • Share

Ditën e sotme në studion e emisionit “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj u diskutua për Këshillin Koordinues të Diasporës, një organ të krijuar nga Pandeli Majko kur mbante postin e ministrist të diasporës.

Gazetarja Juli Ndriko nëpërmjet një lidhje “skype” nga Athina, akuzoi ministrinë e Jashtme për mungesë transparence në përzgjedhjen e anëtarëve të këtij këshilli sa i takon komunitetit shqiptar në Greqi që përfaqësohet nga 2 anëtarë.

"Mirëqenia e një komuniteti ndikohet ndjeshëm nga procesi i zgjedhjes së individëve që do të mbrojnë interesat e tyre. Në rastin konkret patëm emërime dhe jo zgjedhje. Nuk pati proces transparent të zgjedhjes”- u shpreh Ndriko.

Nga ana tjetër, zëvendës ministrja e Jashtme, Artemis Malo duke sqaruar se organi ka 15 anëtarë vullnetarë të diasporës shqiptare nga shtete të ndryshme të botës, tha se për Greqinë kishte pasur 4 kandidatura dhe ishin përzgjedhur 2 anëtarë ndryshe nga mandati i kaluar ku kishte pasur vetëm një të zgjedhur.

“Nuk ka në kuadër ligjor ndonjë proces zgjedhjes për këtë kandidatë që i nënshtrohen përzgjedhjes nga një ekip që nuk është vetëm koordinator. Unë me iniciativën time personale, kam kërkuar që të ketë 2 anëtarë nga Greqia pë shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. "Është një proces gjithëpërfshirës ku ministri, stafi angazhohen. Kryesisht për Greqinë ku janë zgjedhur 2 anëtarë, zotëria dhe zonja që janë përzgjedhur kanë qenë mes 4 kandidaturave dhe kjo është bërë në proces transparent. Kemi pasur propozime nga komuniteti. Në krahasim me mandatin e parë, tashmë ka 2 anëtarë për komunitetin shqiptar në Greqi”- u shpreh zv.ministrja.

Ndërsa gazetarja vijoi me argumentin e saj duke thënë se nuk ka patur asnjë informim të komunitetit shqiptar në Greqi për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij organi.

"Nuk patëm informim lidhur me mundësinë për pjesëmarrjen në këtë proces. Nuk u komunikua kurrë nga kontakti i përditshëm që ne kemi me ambasadën ideja dhe vendimi për pjesëmarrjen në këtë proces. Ky proces është bërë me dyer të mbyllura, anti-demokratike dhe anti-etike në abuzim me ligjet në fuqi”- shtoi gazetarja. 

Zv.ministrja e përmbylli argumentin e saj duke thënë se për personat e përzgjedhur në këtë organ, nuk duhet të ketë ego personale pasi anëtarët e KKD janë persona që angazhohen vullnetarisht dhe nuk gëzojnë privilegje.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 13/01/2024 17:41

    Te bashkohen shqiptaret ne emigracion eshte e barabart sikur te besh bashk nje stan me lepuj

    Përgjigju
  • mergimtari: 13/01/2024 08:20

    Te kerkosh perfaqsim me te gjere te komunitetit shqiptar ne Greqi,do te thote te mos e shohesh punen e perfaqsimin e tij.Ne 33-vite te komunitetit shqiptar ne Greqi nuk eshte rregjistruar asnje aktivitet ne mbrojtje te shqiptareve Politika Greke eshte perca e sundo.Edhe ata Shqiptare qe jane bere shtetas Greke perseri jane Shqiptare.(Shikoni si trajtohen ata qe kane arritur te marrin pension.Thjesht jane te diskriminuar,kur pensioni jepet per kontribute pune e jo qendrimi,sic veprohet).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?