Zgjedhja e Altin Dumanit/ Malko: Fitoi Kim! Hajdari: Mos u çudisni, që të arrestohen edhe prokurorë të SPAK! Krashi: Rama nuk ndërhyri në proces

28 Dhjetor 2022, 22:46| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 07:17

  • Share

TIRANË- Një nga ngjarjet më të rëndësishme në 2022 ka qenë zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK, i cili ka sjellë edhe një ambasadore të SHBA-së mjaft aktive. Në studion e Report TV, në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, demokrati Genti Malko tha se mazhoranca kërkoi që të shtrinte pushtetin e saj edhe në institucionet e reja të drejtësisë, por SHBA-ja nuk e lejoi.

“Politika tentoi që të ketë kontroll SPAK, mazhoranca, se opozita nuk i ka ndë dorë që të marrë kontrollin e SPAK,  në rastin Dumani, fitoi Kim. Nuk ishte presion, por për të garantuar votat. Dhe në këtë pikë amerikanët nuk ceduan, Rama është i preferuari i tyre, por ka dhe kufijtë e veprimtarisë së tij”, tha Malko.

Më e fortë ka qenë deklarata e konstitucionalistit, Shkëlqim Hajdari. Ai thotë se nuk do ishte çudi që në kohën e ardhshme të hetohen apo arrestohen edhe prokuror i SPAK.

“Mos u çudisni kur në kohët e ardhshme të arrestohen edhe prokuror të SPAK, do hetohen do shkojnë në gjyq”, tha Hajdari.

Mirëpo, deputeti socialist Lavdrim Krashi, këmbëngul që Rama nuk ka tentuar që të ndërhyjë në proces. 

“Nuk ka pasur ndikime apo ndërhyrje, të gjitha deklarata e Ramës, opozitë, ndërkombëtarëve., kanë qenë shumë të kujdesshëm”, tha deputeti i PS.

Një tjetër ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm për 2022, por mund të cilësohet e tillë edhe për historinë e vendit, ka qenë edhe Samiti i BE-së në Tiranë. Për Hajdarin, ky samit u mbajt në kryeqytet sepse ishte një mesazh i qartë i BE-së kundër politikës së ndjekur nga Serbia.

“Ky është takim më i rëndësishëm që nga ndodhur në Shqipëri. Ka një tufë arsyesh pse ndodhi, Ballkani ka 2 vëllezër, arbëror dhe serbët, dhe serbët nuk e kanë marrëdhënie të mirë me Ballkanin Perëndimor”, tha Hajdari.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Malko që tha se ishte një “shpërblim” për qeverinë shqiptare dhe politikën e ndjekur prej saj.

“Rama ka treguar që gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.  Një qokë e BE ndaj qeverisë shqiptare, se qeveria e Ramës është në krye të një qëndrimi politik që duhet mbështetur në rajon dhe që kjo politikë duhej shpërblyer. Ishte një show dhe marketing i qeverisë shqiptare”, përfundoi Malko.

Në fund, për 14 majin, Lavdrim Krashi, Genti Malko, janë të mendimit që në Tiranë, do të fitojë Erion Veliaj, por Përparim Caca nga radhët demokratëve, tha se do të donte një përballje tjetër për kryeqytetin. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?