Zëvendëspresidentja bullgare përuron termocentralin me biomasë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes

31 Gusht 2023, 22:19| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 22:28

  • Share

Zëvendëspresidentja në Bullgari, Iliana Iotova përuroi të enjten një termocentral për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes nga biomasa në Svilosa AD në Svishtov, një projekt i realizuar me investime kineze.

Ajo e përshkroi objektin e ri si "lajm të mirë për Bullgarinë", raporojnë mediat e huaja.

'Ne jemi mësuar të shohim lajmet e mira në sfondin e kronikave të zeza të përditshme, të vendimeve politike që në vend që të lehtësojnë, pengojnë zhvillimin e ekonomisë bullgare, në sfondin e tymit skandaloz që lëshohet nga institucione të ndryshme për të larguar vëmendjen nga ajo që i intereson çdo bullgari”, tha Iotova.

Ajo tha se në ditët në vijim qeveria do të marrë seriozisht legjislacionin që do t'ua lehtësojë jetën njerëzve

"Shpresoj që në ditët në vijim, përveç luftës kundër Presidentit Radev, qeveria do të marrë seriozisht legjislacionin që do t'ua lehtësojë jetën njerëzve. Në vend të vendimeve të pamenduara, fokusohuni në ligje të rëndësishme", tha Iotova për situatën politike në vend.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?