Zëvendësministri i Jashtëm rus, Ryabkov: Ne nuk do heqim dorë nga territoret e aneksuara

17 Nëntor 2022, 14:48| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 14:45

  • Share

1668692553_Sergey.PNG

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e quajti pozicionin e Rusisë për integritetin e saj territorial "të palëkundur", duke përfshirë "të gjitha ato subjekte që i janë aneksuar së fundmi Federatës Ruse".

Ai tha se hyrja në negociata me parakushte është kundërproduktive, duke shtuar se kjo gjë do të thotë se njerëzit nuk duan negociata dhe nuk duan rezultat.

Gjatë një interviste për kanalin televiziv Rtvi,ai tha: “Të hysh në negociata me parakushte është kundërproduktive sepse do të thotë që njerëzit nuk duan negociata dhe nuk duan rezultat, por një gjë janë parakushte, një tjetër është pozicioni ynë i integritetit territorial”


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?