Arben Malaj

Zëvendësimi i Malajt në BSH/ Kuvendi hap garën: Të interesuarit të dërgojnë dokumentet deri në 16 qershor

28 Maj 2020, 14:43| Përditesimi: 28 Maj 2020, 15:12

  • Share

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pas shkarkimit nga detyra të Arben Malajt, nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka shpallur vendin vakant për pozicionin që tashmë është bosh. Duke qenë se shkarkimi i ish ministrit të Financave Arben Malaj, u propozua nga Kuvendi, ai ka edhe detyrimin ligjor për të bërë plotësimin e vendit vakant, për këtë post.

Të gjithë personat e interesuar për këtë post do të vazhdojnë detyrën brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar. Arben Malaj ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej vitit 2016, dhe më pas u riemërua në detyrë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Të gjithë të interesuarit do të kenë afat deri më 16 qershor për të paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, për të kandiduar për këtë vend vakant.

Shkarkimi i Malaj u miratua nga Kuvendi në 18 dhjetor të vitit të kaluar pasi ai ishte i pezulluar nga detyra me Vendim të Këshillit të Ministrave. Fillimisht kërkesa për shkarkimin e tij u bë nga deputetet socialist të cilët, argumentonin se Malaj kishte shkelur kodin etik të bankës së Shqipërisë pasi kishte mbajtur deklarata dhe qëndrime politike.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?