Zëvëndës presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova

Zëvëndës presidentja e Bullgarisë vizitë në Kukës: Shqipëria, hapa pozitiv drejt BE-së

3 Prill, 16:44| Përditesimi: 3 Prill, 16:48

  • Share

Zëvendës-presidentja e Bullgarisë Iliana Lotova në një deklaratë nga Kukësi tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv drejt anëtarësimit në BE.

Lotova e vuri theksin në angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

Zv/presidentja e Bullgarisë tha se vendi i saj do të jetë përkrah Shqipërisë dhe rrugës së saj në procesin integrues.

'Ne ndjekim vazhdimisht rezolutat që vijnë nga Shqipëria dhe vendimet që merr parlamenti. Shohim se nga BE ka vlerësime pozitive. Ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit, në sistemin e drejtësisë si dy nga hapat më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Nënvizoj se Bullgaria nuk është ndalur asnjëherë duke mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE.', thotë Lotova.

Numri dy i shtetit bullgar, këtë deklaratë e beri pas takimit informal me kryetarin e bashkisë Kukës Albert Halilaj ku është biseduar edhe për çeljen e projekteve të BE për infrastrukturën në muajin maj për të cilat Lotova tha se Bullgaria do t’a mbështesë Shqipërinë për thithjen e fondeve nga këto projekte pjesë e të cilave do të jetë edhe Kukësi.

Pas këtij takimi ajo udhëtoi drejt Malit të Zi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?