Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, Bo Li dhe guvernatori i Bankës, Gent Sejko

Zv.Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së: Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri përballë goditjeve të fundit! Autoritetet kanë reaguar shpejt

21 Shtator 2022, 19:46| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 19:59

  • Share

TIRANË- Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, Bo Li ka qenë në një vizitë në Tiranë në të cilën ka vlerësuar se Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri përballë krizave, duke theksuar se autoritetet kanë reaguar pozitivisht.

Ai u takua me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si edhe zyrtarë të tjerë, në të cilën ka vënë theksin se në krizën e çmimeve që po përjeton bota, qeveria duhet të ketë fokusin te mbështetja e shtresave në nevojë.

“Ishte kënaqësi të bëja vizitën time të parë në Shqipëri si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së. Dëshiroj të falënderoj Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe zyrtarë të tjerë për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe për mundësinë që më dhanë për të mësuar më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë.

FMN ka një marrëdhënie afatgjatë dhe produktive me Shqipërinë. E vlerësoj këtë mundësi që pata për të forcuar marrëdhëniet tona dhe kam theksuar mbështetjen tonë të vendosur për Shqipërinë. Largohem me ndjenjën e një miqësie dhe partneriteti të forcuar pas takimeve me autoritetet, që më lanë përshtypje me nivelin e tyre të lartë të angazhimit.

Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj këtyre goditjeve me politika duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga politikat më parë.

Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Është e nevojshme të mbështeten shtresat në nevojë nga presionet mbi koston e jetesës nëpërmjet politikave fiskale të mirëorientuara dhe të përkohshme.

Ne diskutuam gjithashtu politikat që duhet të ndërmerren për të inkurajuar potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe i kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave”, ka thënë ai.

Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, Bo Li qëndroi në Tiranë në një vizitë 2 ditore.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?