Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla

Zerimi i taksave, Balla në Elbasan: Masat lehtësuese kanë zbutur efektet negative të pandemisë te biznesi

22 Nëntor 2020, 14:02| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 14:09

  • Share

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i  Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan takime me bizneset e vogla në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, e njohur ndryshe si zona e Fushë Mbretit.

Balla ndau dy lajme të mira për bizneset e kësaj zone. 

Së pari nisjen e rikonstruksionit total të  rrugës “Iljaz Kosova”, rruga kryesore e lagjes “Skëndërbej”, e cila do ta shndërrojë krejtësisht zonën dhe do t’i japë frymëmarrje biznesit.

Projekti i Bashkisë së Elbasanit është financuar nga qeveria shqiptare dhe tashmë nis investimi, i cili do të bëhet sipas të gjitha parametrave të kërkuara, duke përfshirë kanalizime, ndriçim e gjelbërim.

Prej shumë kohësh banorët e Fushë Mbretit e kishin kërkuar këtë rrugë e cila gjithashtu do të përfshijë edh qendrën e lagjes, duke u kthyer në një miniqytezë në pjesën jugperëndimore të Elbasanit.

Lajmi i dytë i mirë që Balla ndau me ta është zerimi i taksave, duke nisur që nga 1 Janari i vitit 2021. 

"Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria do të çlirojë tërësisht bizneset nga tatim fitimi dhe TVSH-ja. Pavarësisht vitit të vështirë që pandemia ka krijuar në të gjithë botën, masat lehtësuese të qeverisë kanë zbutur efektet negative tek biznesi", tha Balla.

Komento

Komente

  • Kalemxhiu: 22/11/2020 16:13

    Po i zerove taksat, me çfare do ta mbash shtetin? Apo premto sa te fitosh e pastaj si ajo fjala: kalova lumin...kalin

    Përgjigju
  • ortek: 22/11/2020 14:49

    ja dhe kokcepi qe i premtoi librazhdit 4000 vende pune kur libeazhdi eshte vetem 2000 banore

    Përgjigju
  • Sala: 22/11/2020 14:10

    Bravo balla,,ec perpara PS ME PLANE DHE PROJEKTE NE INFRASTUKTURE E KUDO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?