Angel Di Maria

Zërat për largimin nga Juventus, reagon Di Maria: Koha të ndahemi, nuk dua të qëndroj në shtëpi

27 Tetor 2022, 17:47| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 17:50

  • Share

Angel Di Maria është në qendër të lajmeve në Itali. Futbollisti i Juventus përflitet për një largim nga Zonja në merkaton e janarit, teksa kjo ka bërë që argjentinasi t'i cilësojë lajmet si gënjeshtra. Në kanalet e komunikimit, sulmuesi ka sqaruar se nuk do largohet nga Juve, duke qenë i fokusuar për rikthimin në fushën e lojës.

"Ka kaq shumë gënjeshtra për të ardhmen time. Dikush ka shpikur histori në lidhje me largimin tim nga Juventusi në janar. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk largohem në janar. Jam i lumtur në Torino dhe me këtë klub të madh, kështu që është koha të ndahemi nga të gjitha gënjeshtrat. Unë do t'i jap skuadrës më të mirën time, siç kam bërë gjithmonë kur kam luajtur këtu dhe në të gjitha ekipet e tjera ku kam qenë. Më pëlqen të luaj futboll, nuk më pëlqen të shikoj ndeshje nga shtëpia, më pëlqen t'i luaj, kështu që ju lutem mos besoni gjithçka që lexoni sepse nuk ndihmon, thjesht turbullon emrin tim dhe emrin e klubit. Faleminderit shumë", shkruan mes të tjerash Di Maria.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?