‘Zërat e kujtesës’, Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit sjell kolanën e re studimore  dhe një  dokumentar! Lleshanaku me 12 dëshmi nga diaspora

23 Shkurt 2022, 18:05| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 18:09

  • Share

Instituti  i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit prezantoi këtë të mërkurë kolanën e re studimore dhe dokumentarin “Arkitektura komuniste e kryeqytetit”. Drejtoresha e kërkimeve, poetja  Luljeta Lleshanaku tregon risitë dhe flet rreth 12 dëshmive të të intervistuarve të saj në “Zërat e kujtesës”

 “Unë vetë në familje kam 3 të zhdukur edhe të xhaxhait të cilin e ekzekutuan”

Viktimat e diktaturës  nga më të egrat në bllokun e lindjes,  gati një gjysmë shekullore në Shqipëri, nuk kanë gjetur akoma shtrat drejtësi, por zëri tyre vjen përmes dëshmive. Botimet e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, krahas studimeve monografike e memuaristike nga burgjet, këtë vit shoqërohen nga numri i parë i revistës  “Memoria”.

Vëllimi i ri i “Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist” plotëson databazën e viktimave nga kampet e burgjet. Ndërsa “Zërat e Kujtesës” me autore Luljeta Lleshanakun përmban në këtë numër,  dymbëdhjetë intervista të reja.

"Ky numër bazohet në intervista të mara në diasporë. Nëse ka një temë dominuese në këtë volum janë historitë e arratisë. Pjesa më e madhe e të intervistuarve janë azilantë politikë, që kanë arritur të arratisen gjatë periudhës së komunizmit. Është situata përtej kufirit, marrëveshjet e fshehta të shtetit shqiptar me shtetin jugosllav për kthimin e të arratisurve politikë”, thotë Lleshanaku.

Ata që ende rrojnë, për të treguar, tanimë janë të paktë, dhe mbledhja e dëshmive nuk mund të presë.

“Një pjesë e të mbijetuarve nuk jetojnë më, fatkeqësisht edhe këto dy vite prej COVID-19 patëm humbje të mëdha...Tashmë duhet të fillojmë të marrim dëshmi që janë jo të drejtpërdrejta, dëshmi të brezit të dytë, të cilat sigurisht nuk kanë të njëjtën vlerë si dëshmitë origjinale”

Memoria është edhe në trashëgiminë materiale të asaj periudhe. Ndaj tri udhëtime me autobus. përmes guidës së arkitektit EledFagu. të çojnë përmes një dokumentari tek “Arkitektura komuniste e kryeqytetit”.

“Është gati si një muze lëvizës.  Është një mënyrë për të njohur qytetin, stampën e regjimeve totalitare edhe në estetikën e mjedisit me ndihmën e historianit të artit. Duke e vizituar qytetin, kuptohet pse ne kemi këtë lloj trashëgimie materiale. Sa i shërben gjithë kjo estetikë e jashtme asaj utopie të propaganduar nga komunizmi”, shton më tej.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 23/02/2022 19:16

    Te jesh antikominst sdo te thot qe je kunder pipullit tat Por me gjoja antikomunizmin e gjyshetevr dhe baballareve tuaj qe u bashkuan me armiqt e kombit duke u sherbyet si agjenta dhe diversanta dhe vrar gra burra te pafajshem duke vrar ushtar e oficera bij te popullit pet keta ska riabilitim

    Përgjigju
    • LORA: 23/02/2022 19:58

      Ekzakt,Maks.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?