Zënë korsinë e biçikletave, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesit e motorëve elektrikë Vlorë që kalojnë mbi 25 km/h

13 Qershor 2022, 15:00| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:52

  • Share

VLORË- Policia bashkiake e Vlorës ka gjobitur me nga 10 mijë lekë, drejtuesit e motorëve elektrikë mbi 25 km/h, të cilët lëvizin në korsinë e biçikletave përgjatë Lungomares.

Mbrëmjen e kaluar janë ndaluar mbi 40 mjete ndërkohë që nuk kanë munguar  debatet mes personave që i kishin marrë me qira këto mjete dhe policisë bashkiake. Sipas burimeve nga policia bashkiake, ky aksion vjen pas shqetësimeve nga ana e drejtuesve të biçikletave për bllokimin e korsisë së dedikuar për ta.

Për këto mjete duhet leje drejtimi të kategorisë AM dhe duhet të lëvizin në rrugë njëjtë si motorët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?