Foto nga trinjakët

‘Zemra plot’ për familjen dibrane, lindin shëndosh e mire trinjakët në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’

24 Janar 2021, 11:45| Përditesimi: 24 Janar 2021, 11:47

  • Share

Zemra plot për familjen Dardeshi, pas ardhjes në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Oerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila ka shkruar se familja nga Dibra do të marri menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

“Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.”, shkruan Manastriliu në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?