Vajzat futbolliste të Partizanit dhe Romës

‘Zemra’ e Romës në Tiranë, miqësore me vajzat e Partizanit dhe jo vetëm! Klubi italian në ndihmë të njerëzve në nevojë

7 Qershor 2023, 14:03| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 14:05

  • Share

Pak më shumë se një vit pas fitores së Conference League në Tiranë Roma rikthehet sërish në kryeqytetin shqiptar, por këtë herë për një ndeshje miqësore mes ekipeve të vajzave.

Kjo falë bashkpunimit mes Shoqatës Sportive Roma dhe klubit të Partizanit. Për rrjedhojë në orën 18:30 në ‘Arenën e Demave’, në kompleksin e Partizanit do luhet ndeshja miqsore mes vajzave të Romës, të cilat këtë vit u shpallën kampione të Seria A dhe gocave kryeqytetase të Partizanit.

Megjithatë ndeshja është vetëm aktiviteti përmbyllës, pasi përfaqësues të klubit të Romës kanë ndërmarrë nisma të shmuta solidariteti dhe gjithpërfshirjes sociale falë ‘Roma Cares’, në mbështetje të atletëve të rinj të kryeqytetit shqiptar si edhe të shtresave më në nevojë të popullatës.

Për këtë arsye përfaqësues të dy klubeve, si të Romës por edhe në Partizanit, mbi të gjitha në kujdesjen e ambasadorit italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, kanë vizituar në orën 11:15 Qendrën Kombëtare Kundër Dhunës në Kamëz, me qëllim dhënien e mbështetjes.

Jo vetëm kaq, por më pas përfaqësuesit e klubeve shkuan edhe në shkollën e futbollit për vajza, para se nisë ndeshja në ‘Arenën e Demave’. Vajzat futbolliste të Romës kanë mbërritur në Shqipëri që të martën, ndërsa janë akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?