Sali Berisha

Politikë

Zemërthyer, Berisha nuk e fsheh mërzinë pas dëbimit nga PD: Pabesia njerëzore thyen çdo normë e çdo moral

13 Shtator 2021, 16:46| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 16:48

  • Share

Ish-kreu i partisë nga e cila tashmë është përjashtuar, Sali Berisha, nuk të mbajë të fshehtë mërzinë dhe zhgënjimin e këtij vendimi.

Me një muzikë melankolike dhe zemër të thyer, Berisha ka publikuar një copëz të një interviste në të cilën thotë “Pabesia njerëzore thyen çdo normë e çdo moral!”.

Duke mos mundur të kapërcej ende faktin që nuk është më pjesë e partisë që themeloi, Berisha quan “përjashtuesin” e tij, kreun e PD, Lulzim Basha të pabesë!

“I pabesi” është pikërisht personi më i besuar i tij në parti, ai që i besoi dhe e vendosi në postet më të larta të saj.

Po kush është vërtet i pabesi?!

Ky vendim i marrë nga kreu i PD, është marrë pas shpalljes së Berishës si “non grata” nga për minim të demokracisë dhe korrupsion për favorizimin e familjarëve dhe aleatëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?