Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj

Kosova & Rajoni

Zemaj: Konfirmohen mbi 100 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën

30 Mars 2021, 22:08| Përditesimi: 30 Mars 2021, 22:30

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 100.620 doza vaksinash anti-COVID që pritet të vijnë në qershor, për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, Zemaj shkruan se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina anti-COVID .

Ndërkaq, ish-ministri shkruan se ia përcolli këtë komunikim ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në mënyrë që të vazhdohet zyrtarisht.

“Nga komunikimi i fundit që arrita sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti-COVID  në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruan Zemaj.

Deri më tani Kosova ka marrë 24 mijë doza vaksinash AstraZeneca të përfituara nëpërmjet mekanizmit ‘COVAX’. I pari që mori vaksinën AstraZeneca ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, me qëllim që qytetarët të heqin dilemat për efektet anësore të vaksinës pasi sipas tij kjo është zgjidhja e  vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Ditën e sotme ka fulluar vaksinimi i personelit shëndetësor. Në vijim pritet të nisë edhe vasksinimi për të moshuarit. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID. Ndërkohë, në mungesë të vaksinës, Shqipëria ka vaksinuar 500 mjekë kosovarë. 


Lajmi kryesor:

‘Lufta’ me COVID-19, vaksinohen mjekët dhe infermierët e parë në Kosovë! Deri në maj priten edhe 76 mijë e 800 doza të tjera


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?