Volodymyr Zelensky

Zelensky: Vendimi për financimin e BE-së është një sinjal i qartë për Moskën, Shtetet e Bashkuara

2 Shkurt, 16:28
  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha ditën e djeshme (1 Shkurt) se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Kievin nga Bashkimi Evropian ishte një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj, raportojnë mediat e huaja.

“Është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të qëndrojë e palëkundur dhe nuk mund të thyhet nga asnjë valë shkatërruese e krijuar nga Kremlini. Në të njëjtën kohë, është një sinjal i qartë përtej Atlantikut, një sinjal se Evropa po merr përgjegjësitë e saj. Përgjegjësitë e sigurisë. Përgjegjësi të forta. Ne presim vendime nga Amerika", tha Zelensky në fjalimin e tij.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?