Zelensky: Ukraina e gatshme të punojë për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së

16 Qershor 2022, 17:39| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 17:40

  • Share

Ukraina është "gati të punojë" për t'u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, tha Presidenti Zelensky pas takimit me katër liderët e BE-së që vizituan Kievin ditën e sotme.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis mbështetën publikisht ofertën e Kievit për t'u bashkuar me bllokun.

Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë një samit javën e ardhshme në të cilin aplikimit të Kievit për t'u bërë kandidat për anëtarësim ka të ngjarë të marrë dritë jeshile.

"Ukrainasit kanë fituar tashmë të drejtën për të ndjekur këtë rrugë dhe për të marrë këtë status kandidat", tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?