Zelensky thirrje misioneve diplomatike të kthehen në Kiev: Kemi nevojë për mbështetjen tuaj

7 Prill 2022, 23:14| Përditesimi: 7 Prill 2022, 23:15

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe ambasada që të kthehen në Kiev dhe falënderoi Turqinë dhe Lituaninë për kthimin e tyre.

"Ambasadat po kthehen në Kiev," tha ai, përpara se të falënderonte ato që tashmë janë kthyer.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike”, tha ai.

 “Ju lutemi të ktheheni, të gjithë ju që jeni të guximshëm, ju lutemi kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni të punoni”, tha presidenti ukrainas.

Ai u tha misioneve diplomatike të huaja në Kiev se ky është një "sinjal për Rusinë se Kievi është i yni".

"Ky është kryeqyteti, ky nuk është një qytet provincial nga Rusia, por ky është qyteti ynë," tha Zelensky.

Ai shtoi se trupat ruse po bëhen më aktive në Donbas dhe se ukrainasit do të luftojnë me guxim.
 


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?