Zelensky: Rusia duhet të humbasë në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake

25 Mars 2023, 22:47| Përditesimi: 25 Mars 2023, 22:51

  • Share

1678344599_72aa90cfe4e3446daadb6cddaa227532.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se duhet bërë gjithçka që është e mundur që Rusia të humbasë të në gjitha fushat dhe jo vetëm në atë ushtarake por edhe në atë ekonomike dhe ndërkombëtare.

Ai tha se Kremlini po humbet në përpjekjet për të skllavëruar popullin ukrainas dhe shtoi se një humbje e rusëve do të mbronte popujt e tjerë nga një agresion i mundshëm.

"Hap pas hapi, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Rusia të humbasë në fushën e betejës, në ekonomi, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të zëvendësuar të vërtetën historike me disa mite perandorake. Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar popullin tonë”- u shpreh Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?