Zelensky: Rusia do të humbasë bashkë me ata që e ndihmojnë me terrorin

27 Maj 2023, 22:59
  • Share

1684659695_zelensky.jpg

"Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së bashku me ata që përpiqen disi ta ndihmojnë atë me terror." Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, të marrë nga Ukrinform . "Ne do të vazhdojmë hapat tanë të sanksioneve dhe paketa të reja, edhe më të mëdha sanksionesh janë në rrugë e sipër," shtoi kreu i shtetit, duke falënderuar Japoninë, Finlandën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Islandën për ndihmën e Ukrainës këtë javë. "Ne do ta bëjmë javën e ardhshme të fortë edhe për sa i përket bashkëpunimit me partnerët. Nuk do të humbasim asnjë javë", theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Bomba në rajonin e Belgorodit, një i vrarë! Putin: Është koha për vetëvendosje


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?