Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

28 Shkurt, 10:25| Përditesimi: 28 Shkurt, 10:48

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Po ashtu kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky nënshkruan sot “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë

RAMA Edi - Kryeministër i Republikës së Shqipërisë


Lajmi kryesor:

Zelensky në Tiranë, kërkon prodhimin e fishekëve e armëve në Shqipëri për të furnizuar Ukrainën, a hyn në lojë Poliçani?


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?